9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

RIM shtyn datën e lansimit të BlackBerry 10

Më të lexuarat

Prodhuesi kanadez i Blackberry, Research in Motion (RIM), njoftoi se do të shtyej datën e lansimit të sistemit të ri operativ Blackberry 10 dhe se do të shkurtojë rreth 5,000 vende pune.

Konfirmimi i këtyre lajmeve, për të cilat RIM kishte paralajmëruar muajin e kaluar, vjen si pasojë e raporteve të humbjeve me vlerë prej 518 milionë dollarë vetëm në tre muajt e fundit.

Një krahasim me këtë është se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo kompani kishte fitim prej 695 milionë dollarëvesh.

Analistët thonë se rezultatet janë më të këqija se sa kishin pritur dhe se shtyerja e lansimit të Blackberry 10 është edhe një lajm i keq për RIM.

Të ardhurat në tremujorin e parë ranë për 43% në 2.8 miliardë dollarë duke bërë që shitjet e smartfonëve BlackBerry të bien ndjeshëm për tremujorin e dytë rradhazi.

RIM u mundua ta mbajë hapin me rivalët tjerë në tregun e smartfonëve, si iPhone, Samsung, e pajisjet tjera që përdorin sistemin operativ Android.

Kompania kanadeze mbante shpresa në një rikthim në sistemin e ri operativ BlackBerry 10.

Telefoni i parë me BlackBerry 10 ishte pritur gjatë këtij viti, por tani RIM njofton se do ta lansojë atë në tremujorin e parë të vitit 2013.

“Rezultatet tona të tremujorit të parë pasqyrojnë sfidat e tregut gjë të cilën e kam cekur që prej emërimit tim si CEO në fund të janarit” tha shefi i RIM Thorsten Heins.

“Unë nuk jam i kënaqur me këto rezultate dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë me më shumë agresivitet në të gjitha fushat e organizatës, dhe poashtu bordi të implementojë ndryshime kuptimplota që t’i qasemi sfidave, duke përfshirë edhe një rikonstruktim të burimeve dhe të fokusohemi në ato fusha të cilat kanë përparësitë më të mëdha.”

“Prioriteti ynë i parë për të shkuar përpara është lansimi i suksesshëm i pajisjes së parë BlackBerry 10, për të cilën në parashikojmë se do të ndodhë në tremujorin e parë të vitit 2013” tha Heins duke shtuar se do të ketë edhe shkurtime tjera të vendeve të punës në të ardhmen.

Aksionet e RIM kanë rënë rreth 70% që prej vitit të kaluar.

Pas lëshimit të raportit të tremujorit të parë, aksionet e RIM ranë 18% në 7.47 dollarë për aksion. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit