9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rilindësit Shqiptarë – Interesante

Më të lexuarat

Interesante

Rilindasit Shqiptarë konsiderohen si ideatorët dhe themeluesit e kombit shqiptar, sot e tërë gjuha dhe letërsia shqipe bazohet tek Rilindasit shqiptarë, dmth në aspektin krahasues, nuk ka gjeneratë aktualisht që mund të krahasohet me Rilindasit. Dhe kjo gjeneratë e artë e kombit të gjithë veprimtarinë kombëtare, letrare dhe gjuhësore e kreu në kohën e artë të Perandorisë Osmane. Shtrohet pyetja, si ka mundësi që të ketë ekzistuar një gjeneratë kaq patriotike, letrare dhe gjuhësore në një perandori e cila (sipas historisë komuniste) ka ndaluar gjuhën shqipe, aktivitetet kombëtare etj? Si ka mundësi këta intelektual shqiptarë të kenë qenë më shqiptarë dhe patriot në kohën e Perandorisë Osmane se sa shumë intelektualë sot në Shtetet tona të pavarura?
Thuhet se në Perandorinë Osmane nuk ka pasur shkolla me këtë emër, por kanë qenë Medrese të cilat kanë qenë shumë efektive në shkollimin e popullit, siç janë edhe sot medresetë në Kosovë dhe rajon të cilat shpallen për çdo vit si më të mirat nëpër gara arsimore.

Andaj, janë këto argumente për një teori që egziston sot, se shqiptareve në Perandorinë Osmane iu është mohuar arsimimi në gjuhën shqipe, dhe rilindësit janë argumenti kryesorë se në kohën e Perandorisë Osmane ka ekzistuar arsimim në gjuhën shqipe më kualitativ se sa, sot që jo zyrtarisht, thuhet se nota mesatare e gjuhës shqipe në shkollat e Kosovës është diku mes notës 2 dhe 3 dhe sot shkollat tona nuk janë të afta të prodhojnë gjenerata të ngjashme si ato të rilindasve në kohën e Perandorisë Osmane.

Aktualitete Islame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit