Rikthim dinamik i Egjiptit në Sina me tanke, avion dhe raketa! Dilemë për Izraelin!

0
49

Duke injoruar reagimet izraelite, Egjipti njoftoi se do të dërgoj veç autoblindave, tankeve dhe raketave, edhe avion luftarak të cilët do të patrullojnë gadishullin Sina.

Sipas burimeve informative të mediave egjiptiane, citon alb-observer.com, ushtria e Egjiptit do të kooperojë të rimarrë malet e Halal, që figurojnë në qendër të Sina dhe përbëjnë strehë për më shumë se 1.600 rebelëve që fshihen aty.
Siç dhe është e natyrshme, operacioni dhe natyra e sistemeve ushtarake që do të përdoren për herë të parë pas luftës të viti 1973, ka shqetësuar së tepërmi Forcat e Armatosura të Izraelit, pasi Egjipti pas 35-vjetësh armatimi me sisteme ushtarake amerikane, sot përbën një fuqi ushtarake në rajon. Si dhe me një numër të konsiderueshëm ushtarësh, shifër disa herë më madhe se totali i forcave ushtarake izraelite. Madje sipas dokumentacioneve të deponuara nga U.S Army, të këto fende figurojnë në një nivel, përsa i përket armatimit të tyre deri dhe në aviacionin luftarak.
Mediat transmetojnë gjithashtu se plani është i gatshëm, pritet vetëm miratimi i ministrit të mbrojtjes, gjeneralit Abdel Fatah al – Sissi. /BS/kohaislame