10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rikthehen maskat në Vlorë

Më të lexuarat

Grabitjet me maska janë rikthyer sërish në akset rrugore Shqipërisë duke na kthyer pas në kohë dhe kujtuar ngjarjet e tmershme të vitit famkeq 1997.

Burime nga policia e qarkut të Vlorës bëjnë me dije se në aksin Vlorë-Kotë, gjatë mbrëmjes së djeshme persona të armatosur dhe me maska, në vendin e quajtur Ura e Sklapit, kanë grabitur 2 persona të cilët udhëtonin me një automjet.
Nën kërcënimin e armeve ata kanë mundur të grabisin një milion lekë, sendet personale si dhe automjetin me të cilin udhëtonin dy personat, të cilët kanë mbetur në rrugë n ë mes të errësirës, transmeton Ora news.
Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e policisë së komisariatit të Vlorës, të cilët në kohë rekord kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin në flagrancë të një prej grabitësve, konkretisht Besmir Danaj ,28 vjeç si dhe gjetjen e automjetit i cili ishte braktisur nga autorët.
Në momentin e ndalimit 28 vjeçarit Danaj, ju sekuestrua arma tip pistolete model 54, ndërkohë që policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në grabitje, të cilët janë identifikuar nga uniformat blu. /oranews/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit