5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rifat Fejziç rigjidhet në kryemyfti i Malit të Zi

Më të lexuarat

Bashkësia Islame në Mal të Zi ka zgjedhur sot ef. Rifat Fejziç për Reis-ul-ulema.
 
Bashkësia Islame në Mal të Zi ka zgjedhur sot ef. Rifat Fejziç për Reis-ul-ulema.
Në zgjedhjet e sotme në komunitetin islam, kandidati i vetëm Rifat Fejziç ka marrë mbështetjen unanime edhe për një mandat që të jetë Reis-ul-ulema, duke u përkrahur nga të gjithë 39 anëtarët.
Rifat Fejziç, ka drejtuar komunitetin islam të Malit të Zi edhe në mandatin e kaluar. Ai me iniciativën e 14 Mexhliseve të komunitetit islam është propozuar për tu rizgjedhur në funksionin e Reis-it. Zgjedhjen e Fejziç-it në mbledhjen e sotme e kanë mbështetur anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame, anëtarët e Këshillit Islam, të cilin e përbëjnë imamët kryesore, drejtori i medresesë dhe presidenti i shoqatës “Ilmije”, si dhe anëtarë të meshihatit.
Në zgjedhjen e tij, përpos personave me status fetarë, morën pjesë edhe qytetarët që janë pjesë në organet përfaqësuese dhe ekzekutive të Bashkësisë Islame.
Pas rizgjedhjes si Reis, Fejziç tha se mbështetja unanime e kandidimit të tij, për të është një përgjegjësi që bashkësinë islame ta çoj në suksese të reja.
“Unë kam theksuar se sot zgjidhet i pari mes të barabartëve. Isha kandidati i vetëm për Reis, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë njerëz të tjerë që mund ta drejtojnë komunitetin islam. Presioni i njerëzve brenda komunitetit islam për rikandidimin tim ishte diçka që unë nuk munda ta refuzojë. Të gjitha 14 Mexhliset lokale më deleguan mua si të vetmin kandidat. Çdo gjë ka qenë transparente, njerëzit kanë mundur të kandidojnë. Nuk jam i lumtur që sot isha kandidati i vetëm, por njerëzit brenda komunitetit musliman kështu vlerësuan, që unë duhet të jem ky kandidat dhe jam mirënjohës për këtë. Kjo është një përgjegjësi më e madhe për mua personalisht, por unë do të përpiqem që me kontributin tim ta çoj komunitetin islam drejt sukseseve të reja”, tha Fejziç.
Ai gjithashtu tha se një prej udhëzimeve në mandatin e tij të ri do të jetë përpjekja për të ruajtur fenë Islame ashtu siç është.
Mandati i Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi zgjat 6 vjet.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit