9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ribery solidarizohet me foshnjën Kerim

Më të lexuarat

Ribery është solidarizuar me foshnjën Kerim i cili u bë simbol i rezistencës, duke shpërndarë një fotografi me syrin e mbyllur dhe duke përdorur hashtagun #SolidarityWithKarim

 

Futbollisti francez i Bajernit të Mynihut, Franck Ribery, ka shprehur mbështetje për foshnjën jetime Kerim nga rajoni i rrethuar i Gutës Lindore në Siri, i cili gjatë një sulmi të regjimit të Bashar Asadit humbi syrin e majtë dhe nënën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në rrjetin social Twitter, Ribery shpërndau një fotografi me syrin e mbyllur, duke përdorur hashtagun #SolidarityWithKarim (Solidaritet me Kerimin).

Foshnja Kerim, është bërë simbol i rezistencës ndaj regjimit të Bashar Asadit, i cili që nga viti 2012 mban të bllokuar rajonin e Gutës Lindore në periferi të Damaskut.

Bllokada që vazhdon në Gutën Lindore ka shkaktuar që afërsisht 400 mijë banorë të vuajnë nga kequshqyerja dhe ka pamundësuar shërbimet në qendrat shëndetësore lokale.

Kerim humbi syrin e majtë dhe nënën një muaj më parë nga një sulm me artileri nga forcat e regjimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit