1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ribery refuzon të fotografohet me birrë në dorë për arsye fetare (video)

Më të lexuarat

Futbollisti francez që luan për skuadrën e Bajernit të Mynihut, së fundi ëshët vënë në qendër e vëmendjes së publikut gjerman, pasi refuzoi të mbajë një gotë me birrë në dorën e tij, me rastin e fotografimit tradicional i cili paralajmëron fillimin e Oktoberfestit, koinçiduar dhe me ditëlindjen e shokut të skuadrës, Thomas Muller.

Një akt të ngjashëm ai e ka bërë dhe më parë duke shpjeguar se gjithçka ka të bëjë me arsye fetare. Futbollisti francez kaloi në Islam në vitin 2002.

Sa për kujtim, Ribery katër vjet më parë, gjatë festimit të titullit të kampionit, kritikoi ashpër lojtarin Boateng i cili e lagu atë me birrë, duke shpjeguar se ai është mysliman dhe se feja e tij nuk lejon alkoolin.

Të njëjtën gjë bëri dhe Shkodran Mustafi pak kohë më parë, ndërsa refuzoi të mbante afër një pije alkolike gjatë një konference shtypi, po për të njëjtat arsye /tesheshi.com/

https://www.facebook.com/fcbayern.en/videos/1977061168977231/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit