7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rexhepi: Vrasja e Selver Haradinajt nuk kishte motive etnike

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka shokuar mbrëmë opinionin me informacionet e dhëna për vrasjen e Selver Haradinajt.

Ai tha se në rastin e kësaj vrasje nuk bëhet fjalë për motive etnike, thuaja 100 për qind, ndërsa nuk ka dashur të flasë për motivet tjera, që kanë çuar në vrasjen e Haradinajt.
Haradinaj 38 vjeçar ka humbur jetën si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues, në banesën e tij në veri të Mitrovicës, më 7 prill të këtij viti, dhe sulmi është cilësuar terrorist. Një mjet eksplodues, që besohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të ketë qenë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës në katin përdhes të familjes Haradinaj, ndërsa në këtë sulm, plagë vdekjeprurëse kishin marrë viktima Selver Haradinaj, (1974), kurse janë lënduar bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, të cilët janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës.
/BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit