Rexhepi: Pikë statike policore në veri

0
50

Pas sulmit të djeshëm me një mjet shpërthyes në banesën e familjes Haradinaj, me ç’rast humbi jetën kryefamiljari, Selveri, kurse lëndime morën anëtarët e tjerë të familjes, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i ka deklaruar RTK-së se ka urdhëruar vendosjen e një pike statike policore në veri të Mitrovicës, në lagjen “Te tre rrokaqiejt”.


Për shkak të pasigurisë si pasojë e provokimeve, incidenteve dhe sulmeve të vazhdueshme nga strukturat ilegale serbe në veri, banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës kaherë kishin kërkuar vendosjen e një pike statike policore në këtë pjesë të qytetit.
Por autoritetet e rendit deri tash nuk e kishin parë të udhës t’i përgjigjen kërkesës së banorëve, që kërkonin më shumë siguri.
Rexhepi: Sulmi në Mitrovicë mund ta tensionojë gjendjen
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar për Kosovapress se sulmi me eksploziv ndaj familjes shqiptare në lagjen e “Tre Rrokaqiejve” në Mitrovicë, ku e humbi jetën një qytetar shqiptar dhe janë lënduar familjarët e tij, mund ta tensionojë gjendjen në veri të Mitrovicës.
Ministri Rexhepi ka thënë Njësia Specialiste dhe hetuesia është duke bërë hetimet lidhur me këtë sulm dhe deri tash nuk ka të arrestuar, megjithatë sipas tij nuk anashkalohen edhe motivet etnike të jenë qellim i sulmit. Sipas tij, ky sulm mund ta tensionojë gjendjen në veri, megjithatë ai tha se po bëhet çkado që është e mundur, që gjendja të jetë stabile./BS/kohaislame