15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rexhepi nuk e përjashton mundësinë e bisedimit me ilegalët

Më të lexuarat

Bajram Rexhepit nuk i behët shumë dert pse Qeveria e Kosovës nuk i ka parandaluar zgjedhjet serbe lokale në komunat e veriut. Ministri i Brendshëm ka thënë se zgjedhjet lokale, të zhvilluara në Zubin Poktok dhe Zveçan, nuk kanë prodhuar asnjë efekt juridik. Duke folur për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Rexhepi ka thënë se ka pasur tentativa për mbajtje të zgjedhjeve lokale edhe në enklavat e tjera serbe në Kosovë, si në Graçanicë dhe Shtërpcë. Sipas, tij ditën e mbajtjes së zgjedhjeve njësitet speciale të policisë kanë qenë të gatshme për intervenim, por intervenimi ka qenë i panevojshëm.

Ndërkohë, për shtrirjen e autoritetit në veri, ministri Rexhepi, sërish nuk ka përjashtuar ushtrimin e forcës. Por kësaj radhe, ministri i brendshëm ka qenë tejet kritik edhe për ndërkombëtarët. Ai ka thënë se vazhdimisht ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të veprohet në veri, por sipas tij, gjithmonë ka marrë përgjigjen e njëjtë, se nuk është momenti i duhur.

Ministri Rexhepi ka thënë se pas themelimit të qeverisë së re në Serbi është momenti më i duhur që të veprohet për shtrirjen e autoritetit në këtë pjesë të vendit. Njëkohësisht Rexhepi nuk ka përjashtuar mundësinë që të bisedohet edhe më kryetarët ilegal të komunave ilegale në veri, në rast se ata zgjedhën përfaqësues legjitim nga qytetarët serb të pjesës veriore./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit