9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Rexhepi i BESA-s: Ahmeti nuk do të jetë rehat as në varr nga të këqijat kundër shqiptarëve

Më të lexuarat

Anëtari i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA, Zejd Rexhepi ka një përgjigje për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti i cili kohë më parë ka deklaruar se nuk do të jetë i qetë derisa nuk zyrtarizohet gjuha shqipe.

Sipas Rexhepit, Ahmeti nuk do të jetë rehat jo vetëm i gjallë, por edhe i vdekur nga të bëmat e tij kundër popullit shqiptarë.

Ali Ahmeti paska thënë se nuk do të jetë rehat derisa të zyrtarizohet gjuha shqipe.

Unë po i them Ali Ahmetit që jo vetëm sa është në politikë, jo vetëm sa është gjallë, por edhe gjatë kohë, bile edhe në varr nuk do ta lënë rahat të bëmat e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij:
-Nuk do të jesh rahat pasiqë plot 15 vite i mashtrove shqiptarët dhe as “z”-jën nuk e arrite nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe në këtë shtet me identitet të kontestuar nga fqinjët e saj;
– Nuk do të jesh rahat nga lotët e fëmijëve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së;
– Nuk do të jesh rahat nga pikëllimi i familjarëve të shqiptarëve të vrarë gjatë kohës së qeverisjes tënde;
-Nuk do të jesh rahat pasiqë nuk do të lënë mallkimet e familjarëve të shqiptarëve që pafajsisht po dergjen burgjeve të shkaut;
– Nuk do të jesh rahat pasiqë ua more lumturinë e vendlindjes, fëmijëve dhe prindërve të tyre që u desht të shpërngulen si pasojë e papunësië dhe fukarallëkut të tyre;
-Nuk do të jesh rahat pasiqë të zgjedhurit e tu komunat shqiptare i kthyen në kohën e mesjetës;
Jo, jo, Ali Ahmeti ti nuk do të mund të jesh rahat edhe gjatë kohë, por një gjë është e sigurt, me largimin tënd nga skena politike do të bêhet rahat i gjithë populli shqiptar”,
 ka shkruar në rrjetin social, Zejd Rexhepi, anëtar i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit