Rexhep Boja, ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite

0
40

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekretuar emërimin e z.Rexhep Boja ambasador rezident të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pikat 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 7, pikat 1, 2 dhe 6 të Ligjit nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar me nenin 2 të Ligjit nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës dhe me qëllim të forcimit të marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e Arabisë Saudite./Indeksonline/kohaislame