9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Resurset bujqësore nuk mungojnë, nevojiten më shumë investime

Më të lexuarat

Zhvillimi i sektorit të bujqësisë ishte paraparë të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë se Kosovës, në kuadër të planit të zhvillimit ekonomik për periudhën 2011-2014. Ky plan sektorin e bujqësisë e kishte konsideruar si një nga potencialet më të mëdha për zhvillim të më të hovshëm ekonomik në vend.

Megjithatë, investimi në këtë sektor, nga ekspertë të fushës së bujqësisë vlerësohet të jetë shumë i paktë.

Profesori i politikave bujqësore në UP, Halim Gjergjizi thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosovës i mungon një strategji afatgjate e zhvillimit të bujqësisë në të cilën do të vendoseshin prioritet që mund të realizojnë një rritje të prodhimit

“Bujqësia, në përgjithësi prodhimi i ushqimit, duhet të jetë së paku në të ardhmen një ndër përparësitë konkurruese në Kosovë, sigurimi i ushqimit si për nevojat e vendit po ashtu edhe për eksportet. Bujqësia me të vërtetë është një resurs i cili në të ardhmen duhet të favorizohet shumë më tepër se sa që është favorizuar deri më tani”, shton Gjergjizi.

Për të shfrytëzuar resurset natyrore që ka vendi ynë, Gjergjizi thotë se kërkohet një organizim i gjithë sektorit të bujqësisë dhe mbi të gjitha, siç thotë ai, duhet të definohet statusi i fermerit dhe të mendohet se si mund të mbështet ky subjekt ekonomik.

“Një ndër prioritetet është dashur të jetë bujqësia. Te ne problemi kryesor është se na mungon një strategji afatgjate e zhvillimit të bujqësisë, ku do të definohet prioritet, pra cilat do të jenë prioritet në bazë të të cilave ne mund të realizojmë një rritje të prodhimit dhe plotësimit të nevojave të tregut”, shton Gjergjizi.

Kosova, vazhdon të jetë importuese e madhe e prodhimeve bujqësore. Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, misri dhe gruri janë produktet ushqimore që më së shumti importohen nga jashtë.

Udhëheqës i Federatës së Sindikatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri konsideron se importi i prodhimeve bujqësore ndodh pikërisht për shkak të investime të vogla që bëhen nga Qeveria për bujqësinë.

“Faktori numër një që ndikon negativisht në zhvillimin e bujqësisë është se nuk ka investime, maksimumi në bujqësinë e Kosovës investohen 1.7 për qind nga buxheti i shtetit, ndërsa në rajon investohen 5 deri në 7 për qind. Maqedonia investimin në bujqësi e ka 4.5 për qind nga buxheti i shtetit”, thotë Tahiri.

Ndërkohë, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përsërisin se viteve të fundit ky sektor është vendosur si prioritet i qeverisë dhe shihet si sektor strategjik dhe se vlera e investimeve është duke u rritur.

“Po e marr vetëm një krahasim statistikor. Derisa në vitin 2007 prej granteve dhe subvencioneve kemi pasur 350 – 400 mijë euro, tash në vitin 2013 kemi një buxhet prej 27 milionë euro. Nëse e krahasojmë këtë buxhet me vendet e rajonit, prapë është më i ulti, por nëse e bëjmë një krahasim me vitin 2007 është një rritje e madhe”, bën të ditur, Isuf Çikaqi drejtor i Departamentit të Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në MBPZHR.

Vendet e rajonit të cilat kanë buxhet më të madh për sektorin e bujqësisë, marrin mjete edhe nga Komisioni Evropian, kurse Kosova ende nuk e gëzon një mbështetje të tillë.

Sipas tij, Kosova për sektorin e bujqësisë nga Komisioni Evropian merr vetëm 5 milionë euro, derisa vendet e rajonit marrin shumë më shumë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit