6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Republika e Malit njohu Kosovën

Më të lexuarat

Republika e Malit është shteti i 92-të i OKB-së, që ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Në një konferencë për medie, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli prezantoi edhe notën verbale të nënshkruar nga presidenti I Malit, Dioncounda Traore, nëpërmjet të cilës ky shtet renditet në mesin e shteteve që deri më tani kanë njohur Republikën e Kosovës.

Sipas Pacollit, tanimë në rajonin e Afrikës Perëndimore ka mbetur vetëm edhe Togo që ende nuk e ka njohur Kosovën.

“Javën e ardhshme unë do të zhvilloj një vizitë në këtë shtet dhe besoj se shumë shpejt gjithçka do të përmbyllet”, ka thënë Pacolli.

Përveç Togos, Pacolli ka paralajmëruar vizita edhe në disa shtete të tjera të Afrikës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit