11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rënie rekorde e euros në tregun valutor të Shqipërisë

Më të lexuarat

Euro ka shënuar një rënie drastike në tregun e këmbimit valutor gjatë këtij muaji në Shqipëri. Në këmbimin valutor një euro ka arritur të shkëmbehet me rreth 135-136 lekë duke arritur një ndër kuotat më të ulëta gjatë këtij viti. Monedha evropiane vijon që të dobësohet kundrejt monedhës shqiptare, raporton Shekulli.

Sipas specialistëve një rënie kaq drastike e euros nuk ishte e parashikuar duke marrë në konsideratë krizën ekonomike që ka përfshirë vendet fqinje gjë që shkakton rënie të remitancave prej emigrantëve. Gjithsesi rënia e euros në këtë periudhë reflekton edhe një situatë tashmë tradicionale kryesisht në muajt qershor deri në tetor, pasi historikisht në vitet e fundit euro ka pasur një lloj dobësimi në raport me lekun, si pasojë e sezonit turistik.

Ekspertët mendojnë se euro do të vijojë të dobësohet në tregun ndërkombëtar kundrejt dollarit dhe monedhave të tjera të rëndësishme. Zhvlerësimi apo vlerësimi i euros në këtë periudhë kundrejt monedhës tonë kombëtare në këtë periudhë të vitit ka më shumë avantazhe se disavantazhe për ekonominë shqiptare. Së pari importet tona bëhen relativisht më të lira gjë që ndikon në uljen e çmimeve në treg të produkteve të ndryshme ushqimore duke qenë se ne jemi një vend kryesisht importues si dhe, së dyti një pjesë e konsiderueshme e kredive janë marrë në euro, kostoja e të cilave bëhet më e lirë.

Ata që nuk përfitojnë prej kësaj situate janë eksportuesit të cilët e blejnë mallin në lek dhe e shesin në euro. Përfitime nga rënia e euros ka edhe qeveria, e cila do te paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit