9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rënie e mistershme nga banesa, vdes gazetari rus që shkroi për vdekjen e mercenarëve në Siri

Më të lexuarat

Një gazetar rus investigativ i cili shkroi për vdekjen e mercenarëve në Siri ka vdekur në spital pasi ka rënë nga banesa e tij në katin e pestë.

Sipas mediave të huaja, Maxim Borodin u gjet i lënduar rëndë nga fqinjët në Jekaterinburg dhe u dërgua në spital, ku më vonë vdiq.

Zyrtarët lokalë thanë se nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasës por incidenti nuk ka gjasa të jetë me natyrë kriminale.

Megjithatë, një mik zbuloi Borodin kishte thënë se banesa e tij ishte e rrethuar nga burrat e sigurisë një ditë më parë.

Vyacheslav Bashkov e përshkroi Borodinin si një “gazetar parimor dhe të ndershëm” dhe tha se Borodini e kishte kontaktuar atë në orën pesë të mëngjesit më 11 prill duke i thënë se kishte “dikë me armë në ballkon e tij dhe njerëz me kamuflazh dhe maska tek shkallët”.

Borodini kishte kërkuar një avokat, shpjegoi ai, edhe pse më vonë e thirri atë përsëri duke i thënë se ai ishte i gabuar dhe se burrat e sigurisë kishin marrë pjesë në një lloj stërvitjeje.

Pasi u gjet i lënduar rëndë poshtë ndërtesës të enjten, autoritetet rajonale thanë se dera e banesës së tij ishte mbyllur nga brenda, duke treguar se askush tjetër nuk kishte hyrë ose kishte dalë nga banesa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit