20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

(Video) Policia speciale mes krismave në Lazarat

Më të lexuarat

Forcat e policisë në orët e para të ditës së martë kanë hyrë në një zonë të Lazaratit ku ishin mbjellë mbi 5 mijë rrënjë kanabis sativa. Aksioni i policisë për të shkatërruar të mbjellat është shoqëruar me breshëri armësh nga disa banorë të fshatit.

Policia e mbështetur nga forcat speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u bëri thirrje banorëve të mos bashkohen me ata që qëlluan. Gjatë aksionit u kapën dy mjete të përdorura nga personat që qëlluan me armë, por jo vetë ata. Policia raportoi se në zonën e mbjellur me hashash u kapën 5 punëtorë që po vadisnin bimët. Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe dy mjete furgon me nga 1 mijë rrënjë kanabis sativa gati për mbjellje. Në pamjet e filmuara nga vetë efektivat e policisë, me armë në dorë dhe antiplumb të veshur, duken parcelat e mbjella në periferi të fshatit. Ky operacion ka qenë mjaft i rrezikshëm për shkak se gjatë gjithë kohës qëllohej me armë zjarri nga banorët e fshatit Lazarat. Operacioni ka vazhduar për disa orë. Forcat e policisë, të drejtuara nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Rendit kanë nisur operacionin nga ana e malit të Sopotit dhe pasi shkatërruan parcelat e mbjella me hashash janë tërhequr nga e njëjta rrugë duke dalë më tej për në Delvinë, ndërkohë që e gjithë zona është e rrethuar nga postoblloqe të forcave të rendit që kontrollojnë çdo mjet. Burgaj: Policia nuk tërhiqet “Policia e Shteti u bën thirrje banorëve të Lazaratit që të distancohen nga disa elementë me precendetë kriminalë të cilët kundërshtojnë me armë zjarri forcat e policisë, pasi policia do t’i përgjigjet me forcën e ligjit të gjithë atyre personave të përfshirë në akte të tilla. Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike mbetet një ndër prioritetet më të rëndësishme në punën e Policisë së Shtetit e cila do të vazhdojë pa ndërprerje operacione të këtij lloji për asgjesimin e bimëve narkotike, jo vetëm në fshatin Lazarat, por në të gjithë territorin e vendit”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Aksioni kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat filloi muajin e kaluar duke u shoqëruar me arrestimin e disa banorëve, por edhe me një sërë pengesash për policinë. /tch/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit