RËNDOHET GJENDJA E 2 TË BURGOSURVE PALESTINEZË NË GREVË URIE

0
49

Është rënduar gjendja e dy të burgosurve palestinezë të cilët vazhdojnë grevën e urisë në burgjet izraelite.

Në deklaratën e bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhej se Mahmud Sersek i cili është shtruar në Spitalin e Burgut Ramla gjendet në një situatë kritike shëndetësore. Ai vazhdimisht është pa ndjenja dhe kontrollet shëndetësore që i aplikohen tregojnë se ai është keqësuar.Në deklaratë thuhej se edhe gjendja e Rejhavit që ka 49 ditë në grevë urie, është e keqe dhe se atij po i bëhet presion që t’i japë fund grevës së urisë. Në të gjithashtu thuhej se udhëheqja e Izraelit me anë të një komisioni të posaçëm duke folur me të burgosurit palestinezë, po mundohet ti bindë ata që të marrin disa vitamina, por të burgosurit palestinezë nuk e kanë pranuar këtë propozim.

Sersek dhe Rejhavi në deklaratën që bënë me anë të Shoqatës për të Burgosurit Palestinezë kërkuan që udhëheqjes izraelite t’i ushtrohet presion për lënien e tyre të lirë./trt/kohaisalme