9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Rekord ndërtimesh në Tiranë, eksperti: Janë 100 mijë banesa bosh

Më të lexuarat

Viti 2018 ka arritur të vendosë një rekord të ri për sektorin e ndërtimit, duke shënuar vlerën më të madhe që ndërtuesit kanë investuar në ekonomi që prej viteve të krizës. Në fund të vitit që lamë pas, numri i lejeve të dhëna për ndërtim nga pushteti vendor arriti në 1194, një rritje në nivelin 50% krahasuar me 2017-n.

Por pikën më të lartë të numrit të lejeve të dhëna e ka arritur periudha e fundit e vitit me 360 leje të miratuara.

Janë 59 miliardë lekë apo 480 milionë euro që do të investohen në këtë sektor në bazë të llogarive të bëra mbi projektet e miratuara, shumica prej të cilave përfshijnë për punime ndërtime banesash, qendra tregtare, hotele dhe zyra. Vlera e investuar në ndërtim për 2018-n u rrit me 20%.

Sipërfaqja që do të ndërtohet arrin në 1 milionë 442 mijë metra katrorë, duke shënuar një rritje vjetore me 66%, ndërsa si tremujorë, ai i fundit të vitit që shkoi pësoi një rritje me 300% krahasuar me një vit më parë. Numrin më të madh të lejeve të miratuara e mban kryeqyteti, i pasuar nga Durrësi, Korça dhe Fieri.

Por a rrezikon Shqipëria një flluskë?

I ftuar në “Business Week” në A2 CNN, Agron Haxhimali, ekspert për çështjet vendore, debatoi me Arbian Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, në lidhje me ndërtimin e apartamenteve të reja dhe taksave të mbledhura nga ndërtimi. Për Haxhimalin, Tirana dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për apartamente të reja, pasi sipas tij, aktualisht janë rreth 100 mijë të lira, të cilat mund të akomodojnë deri në 400 mijë banorë.

“Argumenti që kam unë për stokun e apartamenteve. Në Shqipëri janë 1.2 milionë banesa, ndërsa popullsia, sipas INSTAT është 2.8 milionë banorë. Nëse unë përdor këtë logjikë, a e dinë se sa shtëpi dhe apartamente janë bosh sot? Për mua, janë mbi 100 mijë. Shqipëria sot mund të akomodojë 400-500 mijë qytetarë. Qytetarëve nuk u duhen 8 mijë apartamente në vit”, u shpreh Haxhimali.

Ndërkohë, Mazniku reagoi duke thënë se apartamente bosh mund të ketë nëpër rrethe. “Në Gramsh apo në Cërrik mund të ketë bosh në Tiranë nuk ka. Në disa qytete që janë ndërtuar në kohën e komunizmit për një qëllim të caktuar, patjetër që ka vende bosh. Në momentin që në Tiranë nuk ka ofertë për apartamente, atëherë çmimi i apartamente do të rritet ndjeshëm dhe ne duhet të mbajmë një balancë të shëndetshme”, tha Mazniku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit