13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Reklama që po përlot marokenët në Ramazan: meshkujt nuk janë të vetmit që agjërojnë! (video)

Më të lexuarat

Spoti i realizuar nga një kompani ilaçesh për pastrim tregon se sa “të lodhura janë duart” e bijave, grave, nënave në një shoqëri maskiliste ku “burrat nën hije lozin e kuvendojnë”

Kompania në fjalë kë realizuar një ide gjeniale për të luftuar seksizmin në Marok duke i nxitur meshkujt qw të kontribuojnë në punët e shtëpisë. Një spot prekës që vjen këtë prag Ramazani e që ka arritur të marrë me miliona shikueshmëri për vetëm dy ditët e para dhe qw vazhdon të jetë virale.

Reklama në fjalë tregon tronditjen që përjetojnë burrat protagonistw të spotit kur atyre u paraqitet në ekran një foto me dy duar, dhe më pas atyre u kërkohet t’ja qëllojnë se kujt i përkasin ato. Ndërkohë, të intervistuarit fillojnë të bëjnë hamendësime dhe sygjerojnë se duart u përkasin personave në moshë të shtyrë, burrave që bëjnë punë të rënda, dhe më pas si për suspancë u paraqitet atyre një fotografi e dytë me tw zotw e duarve dhe del se janë pikërisht bijat, nënat dhe bashkëshortet e tyre. Aty pastaj burrat fillojnë dhe mendojnë, llogjikojnë, përloten deri tek disa që guxojnë dhe të kërkojnë ndjesë publikisht dhe të japin premtime se do të jenë më përkrahës dhe mbështetës.

Kjo fushatë u publikua pikërisht në prag të Ramazanit, me regjinë e një mashkulli, Tarik Guisser, i cili shprehet se reklama vjen si një kundërpërgjigje për t’u treguar meshkujve atë që kanë pranë hundës së tyre për çdo ditë dhe nuk arrijnë të shohin. “Mesazhi që kam dashur të përcjell përmes kësaj video është: ‘Ramazani po vjen dhe të gjithë agjërojnë, jo vetëm meshkujt. Andaj, o burra, përvishjuni punës dhe kontriboni në familje dhe në punët e shtëpisë’” u shpreh ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit