15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Reka-Zaevit: Ku shkruan që shqiptari s’mund të bëhet President?

Më të lexuarat

Kandidati për President të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka, në një intervistë për emisionin Pressing ka folur rreth kandidaturës së tij dhe mospërkrahja nga politikanët shqiptarë, që tashmë janë rreshtuar krahas kundërkandidatit maqedonas.

Reka thotë se shqiptarët akoma vazhdojnë të jenë inferiorë ndaj maqedonasve, e kjo duhet të ndryshojë. Ai shpjegon se kandidatura e tij për president është krejtësisht legjitime dhe e logjikshme.

Kandidati shqiptar i është përgjigjur kryeministrit Zoran Zaev, sipas të cilit, shqiptarët e kanë postikn e kryeparlamentarit dhe nuk mund ta marrin edhe postin e Presidentin.

“Kam dhe një mesazh për kryeministrin Zaev që do të thotë se shqiptarët e kanë postin e kryeparlamentarit dhe nuk mund ta kenë Presidentin. E pyes presidentin se ku shkruan që një shqiptar nuk mund të bëhet President”, ka thënë Reka.

Ai ka komentuar edhe politikanët shqiptarë, që nuk po e përkrahin atë për garën presidenciale, por janë rreshtuar kah kandidati maqedonas.

“Vetëm për një javë del nëpër anketa që do të më votojnë 81 për qind. Para një jave po . Pas gjashtë ditëve përveç kryesive të partive shqiptare që do ta votojnë kandidatin maqedonas, të gjithë shqiptarët do të më votojnë mua”, është shprehur Reka.

Ai thotë se ka përkrahjen nga fillimi të dy partive shqiptarë ndërsa të tjerat, si BDI’ja e Ali Ahmeti, dhe partia e Mendu Thaçit janë kundër.

Besa dhe partia e Ziadin Selës janë të vetmet parti që u rreshtuan prapa meje”, ka thënë Reka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit