8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

REHN: SUKSESI 10-VJEÇAR I TURQISË, “MREKULLI”

Më të lexuarat

Zv/kryeministri Ali Babaxhan (Ali Babacan) sekretin e suksesit ekonomik të Turqisë e deklaroi në një panel të organizuar në Bruksel nga shoqata e biznesmenëve turq, TUSKON.

“Kemi bërë të kundërtën e asaj që kanë bërë vendet evropiane në krizën aktuale që po kalojnë”, tha Babaxhan.

Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Olli Rehn, i cili në këtë aktivitet mori pjesë bashkë me Babaxhanin, u bëri një vlerësim 10 viteve të fundit të Turqisë.

Suksesin që ka shënuar ekonomia turke vitet e fundit, Rehn e cilësoi si një “mrekulli”.

Zv/kryeministri Ali Babaxhan mbajti një fjalim në panelin e organizuar nga zyra e përfaqësisë së TUSKON-it në Bruksel me temë: “Koha e Ballafaqimit me Realitetin Ekonomik: Vështirësitë dhe Pritshmëritë për Bashkimin Evropianë dhe Turqinë”.

Ali Babaxhan situatën e sotme të krizës në Evropë e lidhi me mungesën e vendosmërisë politike të qeverive për marrjen e masave ekonomike.

-Kohët e fundit ne (Turqisë) na bëhet shpesh pyetja “Shikoni se në çfarë gjendje ndodhet sot Bashkimi Evropian. Kanë probleme të mëdha. Ende vazhdoni të jeni të interesuar për të hyrë në BE?”, pohoi Babaxhan.

“Por pavarësisht të gjitha këtyre, përgjigja jonë është një “PO” e fuqishme”, theksoi Babaxhan duke nënvizuar se Turqia i qëndron fuqimisht besnike objektivit për anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Ndërsa zv/presidenti i Komisionit Evropian, Olli Rehn, në fjalën e tij në këtë panel tha: “Në aspektin ekonomik po shikojmë një 10-vjeçar marramendës”.

Rehn shtoi se sot Turqia nuk është vetëm një vend që zhvillohet, por është kthyer në një qendër graviteti ekonomik dhe politik”.

Kurse Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle, tha se kushtetuta e re luan një rol kyç në agjendën e reformave integruese në Turqi./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit