9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Regjimi i Asadit sulmon edhe një kopësht fëmijësh

Më të lexuarat

Regjimi i Bashar al-Asadit ka sulmuar një kopsht fëmijësh në qytetin Idlib të Sirisë ku janë plagosur 20 civilë, shumica prej tyre fëmijë, ndërkohë 4 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore ndaj vendbanimeve të tjera civile në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Mbrojtjes Civile të Idlibit, Mustafa el-Haj Yusuf për AA deklaroi se “në sulmin ajror ndaj kopshtit të fëmijëve Abdullah ?bni Abbas në qytezën Teftenaz janë plagosur 20 civilë, shumica prej tyre fëmijë”.

Yusuf thotë se në sulmet ajrore të regjimit ndaj vendbanimeve Binnish, Maaret Misrin dhe Ram Hamdan në Idlib kanë humbur jetën 4 civilë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile njoftojnë se sulmet ajrore janë duke vazhduar dhe se mund të ketë rritje të numrit të të vdekurve.

Kujtojmë se më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi një rezolutë për armëpushim të paktën një mujor në gjithë Sirinë, duke filluar nga Guta Lindore. Mirëpo, mbeti e paqartë se si do të fillojë ky armëpushim, i cili u vendos që të zbatohet “pa vonesë”.

Rusia pas vendimit të KS të OKB-së më 27 shkurt bëri të ditur se çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 do të jepet “pauzë humanitare” në Gutën Lindore dhe pretendoi se regjimi do ta respektojë atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit