9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“Regjimi i Asadit ka ekzekutuar mijëra njerëz pa gjyq”

Më të lexuarat

Në raport thuhet se “mendohet që gjatë periudhës shtator 2011 deri dhjetor 2015, mijëra njerëz janë ekzekutuar pa gjyq”

Amnesty International ka deklaruar se regjimi i Asadit që nga shtatori i vitit 2011, kohë kur nisi lufta e brendshme, deri në fund të vitit 2015, ka ekzekutuar 5-13 mijë njerëz, shumica e të cilëve civilë, në burgun ushtarak Sajdanaja, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo organizatë ka publikuar një raport me titull: “Siria, thertorja njerëzore: Varjet dhe asgjësimet kolektive në burgun Sajdnaja në Siri”.

Masakrat në këtë raport emërtohen si “fushata e vrasjeve të paramenduara dhe pa gjyq”. Ky raport është shkruar duke u bazuar në informacionet e marra nga ish-gardianët, gjykatësit, doktorët, avokatët dhe specialistët ndërkombëtarë.

Në raport thuhet se “mendohet që gjatë periudhës shtator 2011-dhjetor 2015, 5 deri13 mijë njerëz janë ekzekutuar pa gjyq”.

“Shumica e të ekzekutuarve ishin civilë të cilët mendoheshin se ishin kundër regjimit”, thuhet në raport dhe më pas theksohet: “Mijëra njerëz janë ekzekutuar pa gjyq dhe në mesin e natës, me një përkujdesje të madhe në mënyrë që të mos merrej vesh. Ndërsa shumë të burgosur në burgun ushtarak Sajdnaja krahas torturës të vazhdueshme, lihen në mënyrë sistematike pa ushqim, pa ujë, pa ilaçe dhe pa mjekim. Më pas këto njerëz vriten. Të vrarët në këtë burg janë varrosur në varreza masive”.

Ndër të tjera thuhet: “Urdhëri për vrasjen e të burgosurve jepej nga zyrtarët më të lartë të regjimit. Dënimet me varje miratoheshin nga shefi i Shtabit, ose ministri i Mbrojtjes në emër të Asadit ose Myftiut të Përgjithshëm të Sirisë”.

Amnesty International në raport i bën thirrje zyrtarëve të Sirisë, të ndalojnë vrasjet pa gjykim në burgun Sajdnaja dhe në të gjithë burgjet e regjimit në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit