5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Refuzohen ankesat e Besës për Çair, VMRO, LSDM dhe BDI votojnë kundër hapjes së kutive

Më të lexuarat

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka refuzuar 86 ankesat e Lëvizjes Besa për rivotim në Komunën e Çairit, përcjell Tv Shenja.
Ankesat kishin të bëjnë me fletëvotimet e pavlefshme për të cilat anëtarja e KSHZ Ermira Hasani kërkoi të hapen kutitë e votimit dhe të shqyrtohen fletëvotimet e pavlefshme. Por gjatë vendosjes së këtij propozimi në votim, anëtarët e KSHZ nga VMRO, LSDM dhe BDI votuan kundër hapjes së kutive. Arsyetimi i anëtarëve të KSHZ-së ishte se nuk ka argumente dhe vërejtje në proces verbale.
Pas refuzimit të kësaj kërkese KSHZ njëzëri votoi edhe për refuzimin e ankesës për rivotim në 86 vendvotimet në Çair.
Në radhë për tu shqyrtuar janë ankesat e Lëvizjes Besa për Komunën e Tetovës dhe ato të Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Strugës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit