11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Refugjatët thyejnë parashikimet në Gjermani

Më të lexuarat

Numri i azilkërkuesve në Gjermani theu parashikimet gjatë muajit nëntor. Nga Janari deri muajin e kaluar, autoritetet gjermane regjistruan gati 1 milion kërkesa për azil. Parashikimet zyrtare flisnin më herët për 800 mijë refugjatë deri në fund të këtij viti.

Muaji nëntor theu parashikimet zyrtare vjetore të qeverisë gjermane, për numrin azilkërkuesve. Ishte parashikuar që deri në fund të vitit, në Gjermani të kërkonin azil rreth 800 mijë njerëz. Por nëntori shënoi 965 mijë kërkesa për azil në zyrat federale gjermane për migracionin dhe refugjatët (BAMF). Shifrat u bënë publike nga ministri gjerman i brendshëm Tomas de Mezier, i cili tha se kërkesat për azil thyen parashikimet e qeverisë.
Për muajin nëntor janë 206 mijë azilkërkues të regjistruar. Por ministria e brendshme gjermane ende nuk ka publikuar detaje. Më shumë se gjysma e kërkesave që prej janarit janë nga sirianët dhe afganasit. Numri i azilkërkuesve është i lartë tha De Mezier, megjithatë duhet patur parasysh se disa prej kërkesave janë të ripërsëritura, pasi janë refuzuar një herë. Një pjesë e azilkërkuesve janë shpërndarë në vendet e tjera europiane – shtoi De Mezier – në bazë edhe të planit të Brukselit. Problem për autoritetet gjermane mbeten kërkesat e papërpunuara të azilkërkuesve, që tejkalojnë 300 mijë të tilla.

Ndaj dhe ministri De Mezier ka kërkuar orare të zgjatura për punonjësit e zyrës federale gjermane të migracionit dhe refugjatëve, çka ka ndeshur në protestën e tyre kritikat e disa politikanëve gjermanë. Gjermania është destinacioni përfundimtar i shumicës derrmuese të refugjatëve që mbërrijnë në Europë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit