1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Refugjatët përmes protestës kërkojnë hapjen e kufirit

Më të lexuarat

Rriten tensionet në pikën kufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë pas marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë. Rreth 300 emigrantë përfshirë këtu burra, gra dhe fëmijë nisën ditën e dytë të protestës. Kampi i improvizuar në fushat me baltë të Indomentit është shtëpia e më shumë se 12 mijë njerëzve, të cilët me javë të tëra po jetojnë në kushte të mjerueshme. Organizatat humanitare thonë se më shumë se 40% e të strehuarve në këtë kamp janë fëmijë.

“Ne jemi grumbulluar këtu që të hyjmë në Maqedoni. Natën e kaluar ushtria maqedonase ishte në gatishmëri, ato kanë frikë nga ne, nga zërat tonë. Unë e kam humbur zërin tim por ne nuk ne refuzojmë të dorëzohemi përcjell alsatm. Ky zë, zëri i drejtësisë do të vazhdojë të çirret”, u shpreh Abdo, refugjat.

“Ne ikëm nga bombardimet, torturat dhe nga përndjekjet. U larguam nga një padrejtësi dhe ram pre e një padrejtësie edhe më të madhe”, tha një refugjat sirian.

Në Greqi tanimë një kohë të gjatë kanë mbetur të bllokuar më shumë se 52 mijë burra, gra dhe fëmijë. Rrugëtimi i tyre drejt vendeve evropiane është ndërprerë për shkak të mbylljes së Rrugës Ballkanike.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit