12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Reduktimi i ndihmave financiare të Gjermanisë ka rritur fluksin e refugjatëve drejt Evropës

Më të lexuarat

Zv/kryetari i Parlamentit të Evropës e konsideroi Gjermaninë fajtorin kryesor për hyrjen e numrit të madh të refugjatëve në Evropë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Alexander Graf Lambsdorff, zv/kryetari i Parlamentit të Evropës, deklaroi se Gjermania është përgjegjëse për hyrjen e numrit të madh të refugjatëve në Evropë për shkak se ka reduktuar ndihmat e saj financiare për Agjencinë e OKB për Çështje të Refugjatëve.
Ai në një intervistë me kanalin televiziv ZDF të Gjermanisë, tha se duke marrë parasysh faktin se Berlini ka reduktuar ndihmat e tij financiare për Agjencinë e OKB për Çështje të Refugjatëve në vitin e kaluar, refugjatët në Turqi, Liban dhe Jordani nuk kishin para të mjaftueshme për të siguruar ushqimin e fëmijëve të tyre dhe ky veprim i Gjermanisë ishte një faktor shumë i rëndësishëm për emigrimin e refugjatëve drejt Evropës.
Alexander Graf Lambsdorff gjithashtu u deklarua kundër mbylljes së kufijve të brendshëm të Evropës për tu përballur me fluksin e madh të refugjatëve dhe theksoi se për tu përballur me krizën e refugjatëve duhet të mbrohen më shumë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, prandaj për këtë qëllim nevojitet krijimi i një agjencie për mbrojtjen e kufijve të Evropës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit