Reçel nga dredhëzat pa sheqer dhe pa i zier: Shumë i ëmbël, i freskët dhe i shëndetshëm! (RECETA)

0
249

Sezoni i dredhëzave tashmë është në kulmin e vet, edhe të rinjtë edhe të moshuarit ëmbëlsohen me frutën e preferuar, ndërkaq ne ju zbulojmë edhe një mënyrë që të kënaqeni me këtë pemë – reçel shtëpie nga dredhëzat
Nuk zihet, prandaj preferohet për shkak të përgatitjes së shpejtë, por meqenëse nuk përmban sheqer, konservanse dhe aditivë, është ideale edhe për fëmijë! – transmeton Telegrafi
Sasinë e dëshiruar të dredhëzave lajeni, pastaj hiqjani bishtat. Bluani në blender dhe matni sa pure keni përftuar.
Në secilin filxhan pureje nga dredhëzat shtoni nga gjysmë filxhani ujë, 2 lugë lëng të shtrydhur nga limoni i freskët, gjysmë deri në një lugë të vogël ekstraktstevia Steviarebaudiana pastaj gjysmë deri në 1 lugë të vogël pluhur psilium psyllium përbërësit e sipërpërmendur mund t’i gjeni në dyqane të ushqimit të shëndetshëm
Pluhurin e psiliumit shtojeni të fundit, përzieni mirë dhe përbërjen qiteni shpejt në kavanoz të vogël steril. Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni tërë natën në frigorifer para se ta konsumoni
Duke pasur parasysh që ky reçel nuk zihet, duhet ta ruani në frigorifer. Gjithashtu, rekomandohet që të përgatitni sasi më të vogël reçeli. Nëse dëshironi që ta ruani më gjatë, qiteni në enë të vogla plastike dhe lëreni në frigorifer me ngrirje të thellë dhe shkrijeni pjesë-pjesë, tamama sa ju nevojitet në momentin e duhur