9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Reali përsëri ‘mbret’ i Evropës, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Më të lexuarat

Real Madridi ka mposhtur në finale Juventusin me rezultat 4-1, duke fituar Ligën e Kampionëve për të dytin vit radhazi dhe duke hyrë në histori të kësaj gare si skuadra e parë që e bën një gjë të tillë në këtë format.

Gjiganti spanjoll dhe trajneri Zinedine Zidane kanë shkruar historinë në futbollin evropian, pasi kanë fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, pasi fitores në finalen e Cardiffit ndaj Juventusit.

“Mbretërit” ishin më të etur për të fituar këtë trofe pasi arritën të dominojnë ndeshjen dhe ta diktojnë vet tempin e ndeshjes.

Juventusi pati rastin e parë në ndeshje në minutën e shtatë me anë të Miralem Pjanic, i cili goditi fortë nga distanca, por goli iu mohua nga portieri Keylor Navas.

Reali arriti të kthehet shpejt në lojë dhe të shënoj edhe golin e epërsisë me anë të yllit të tyre kryesor, Cristiano Ronaldos, i cili shënoi në minutën e 20 për 1-0 pas një kundërsulmi të shpejt.
Megjithatë, Juve gjeti shpejt golin e barazimit me anë të Mario Mandzukic që shënoi një supergol me gërshërë në minutën e 27, duke mos i lënë asnjë mundësi intervenimi portierit Navas dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, gjithçka foli në të mirë të kampionëve spanjoll që arritën të shënojnë edhe dy gola të shpejt dhe të sigurojnë trofeun e Ligës së Kampionëve për vitin 2017.

Në minutën e 61 ishte mesfushori Casemiro që provoi një goditje nga distanca dhe topi i devijuar nga mbrojtësit përfundoi pas shpinës së Gianluigi Buffonit për epërsinë prej 2-1.

Pas vetëm tre minutave u shfaq përsëri në fushë portugezi Ronaldo, i cili shënoi nga afërsia për 3-1 pas asistimit të Luka Modricit.
Në vazhdim të ndeshjes, Juventusi u mundua të rrezikoj për të shënuar ndonjë gol, por ajo e vetmja që arriti ishte një kartonë i kuq i të inkuadruarit në pjesën e dytë, Juan Cadrado, i cili la lojë pas dy të verdhëve.

Ndërsa, Reali arriti të shënoj edhe një gol me anë të Marco Asensios, i cili shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar 4-1.

Kështu, pas 90 minutave lojë, Reali i gëzohet përsëri triumfit në Ligën e Kampionëve, triumf ky që e fut përjetësisht në historinë e kësaj gare, si skuadra e parë që fiton këtë trofe dy herë radhazi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit