15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Real Madridi është brendi më i vlefshëm në futboll

Më të lexuarat

Real Madridi ka fituar titullin e brendit më të vlefshëm në botë për vitin 2019 në mesin e klubeve futbollistike, ndërsa brendi i “klubit mbretëror” është me vlerë prej 1.84 miliardë dollarë.

Agjencia ndërkombëtare “Brand Finance” ka publikuar një listë prej 50 klubeve futbollistike, të cilat kanë brendin më të fortë.

Në bazë të studimit të kryer, vlera e përgjithshme e klubeve në listën Top 50 është 22.8 miliardë dollarë, nga të cilat 10 të parat kanë një vlerë me 13.2 miliardë dollarë.

Klubi spanjoll vitin e kaluar u rendit i dyti, ndërsa bredi Real Madrid vlerësohej në 1.57 miliardë dollarë, që do të thotë se vlera i është rritur me 17 për qind.

Anglezët e Manchester United të cilët për dy vite radhazi mbajtën titullin e brendit më të vlefshëm futbollistik, tashmë renditet i dyti me jë humbje prej 13 për qind që e bën klubin të ketë një vlerë prej 1.65 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë të kësaj liste ndodhet Barcelona me vlerë 1.56 miliardë dollarë.

– Anglezët dominojnë në Top 10

Ndër 10 brendet më të vlefshme, gjashtë janë angleze, dy spanjolle dhe nga një franceze dhe gjermane.

Vendin e katërt në listë e mban kampioni aktual gjerman, Bayern Mynihu, marka e të cilit është vlerësuar 1.47 miliard dollarë. Vijon Manchester City (1.4 miliard dollarë), Liverpool (1.33 miliard dollarë), Chelsea (1.08 miliard dollarë), Paris Saint Germain (1.02 miliard dollarë), Arsenal (993 milionë dollarë) dhe në vendin e 10 ndodhet Tottenham Hotspur (850 milionë dollarë).

– Sevilla, brendi futbollistik me rritje më të shpejtë

Për sa i përket klubit i cili ka rritur më së shumti vlerën e brendit të tij, në mesin e 50 klubeve më së miri renditet Sevilla, me një rritje me 37.9 për qind. Vlera e brendit Sevilla vlerësohet në 175 milionë dollarë.

Në listën e këtij viti të brendeve më të fuqishme, këtë vit për herë të parë renditen edhe klube nga Kina dhe SHBA-të, që konfirmon se kemi të bëjmë me një forcim global të industrisë së futbollit.

Kjo konfirmohet edhe nga rritja e konsiderueshme e të ardhurave nga të drejtat televizive për emetim të ndeshjeve futbollistike. Fitimi nga transmetimi i ndeshjeve të Premierligës angleze është 3.2 miliardë euro, ndërkohë që të ardhurat nga ndeshjet e La Ligës shkojnë në mbi 1.5 miliard euro.

Njëri nga faktorët shumë të rëndësishëm që bën të popullarizuar klubet e futbollit, padyshim se është përdorimi aktiv i rrjeteve sociale.

Real Madridi dhe Barcelona kanë 200 milionë ndjekës në rrjetet sociale, Manchester United 120, ndërsa Bayern Mynihu ka 80 milionë.

Kështu duket lista e 50 brendeve më të fuqishme të futbollit dhe vlera e tyre (milion dollarë):

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit