Reagon imami i rrugës së Kavajës për vrasjen që ndodhi sot në Tiranë

0
1095

Ngjarje e rende!

Bashkeshortja, bashkortakja e jetes.
Institucionet shteterore duhet te kene filtra psikologjike, psikiatrike qe jo çdo njeri te pajiset me arme.

Ajo moter qofte martire te Zoti!

Qenia e tyre besimtare nuk duhet te kompromentoje aspak realitetin edhe degradimin tranzicional te shoqerise.
Besimi kultivon meshire dhimbsuri edhe kurre nuk mund te jete burim i dhunes as nervozizmit e jo me marrjes se jetes me askend edhe ndaj askujt e jo me kur behet fjale per ortaken e jetes nenen e femijve.
Profeti Muhamed (Bekimet e Zotit qofshin mbi te) tregon se gruaja bashkeshortja eshte amanet i Zotit ne doren e bashkeshortit; ” Nen urdhrin edhe lejen e Allahut po kurorezoheni”, dhe tregoi se sjellja e mire me te eshte tregues i besimit; ” Me i miri nder ju me i miri me bashkeshorten edhe familjen e tij”, jo vetem kaq po Allahu Fuqiplotë na urdheroi ne Kuran ; ” Me bashkeshortet kaloni jete te mire!”.

Prezenca e njerzve te tille nder besimtaret nuk kompromenton aspak parimet universale Islame mbi sjelljen edukaten meshiren dhimbsurine paqen qetesine etj etj .

Padyshim besimtaret duhet te kuptojne mire ne thelb Islamin e jo thjesht te bejne ritet pa kuptuar thelbin se ku rreh feja edhe ku deshiron ta ngreje individin edhe shoqerine.

Ne si hoxhallare duhet te mundohemi te percjellim te masat e gjera; synimet bazike te fese pa qene objekt i ndalesave ne detaje apo ne çeshtje mikro apo tretesore apo dytesore pa ju dhene parimet bazike edhe paresore.

Rasti ne fjale sinqerisht me la pa fjale , jo vetem mua po tere komunitetin qe perfaqsoj.

Dhimbja me e madhe per mua eshte deshmitarja e ngjarjes femija; te ciles qe gjithe duhet ti gjendemi prane.

Allahu Fuqiplotë e paste nenkujdesin e tij!

Allahu Fuqiplotë na dhente force e urtesi tju gjendemi prane familjareve qe padyshim jane me te shokuarit e kesaj ngjarje!

Xhenazja edhe ritet e fundit per funeralin e motres sone sot ne Varrezat e Lalmit, ne Vaqarr ora 16:00.

Allahu e meshirofte edhe e pranofte shehide; martire!

Amin!

Hoxhë Ahmed Kalaja