13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Reagon Hoxhë Shefqet Krasniqi pas shpifjes së re ndaj tij

Më të lexuarat

Reagim

Të nderuar besimtarë na lejoni që përmes këtij reagimi nga ana jonë të sqarojmë për manipulimet(shpifjet) apo shantazhet që po bëhen nga media të caktume tash e sa vite, vetëm e vetëm për të ul autoritetin dhe kontributin tonë për këtë shoqëri.

Kosova është duke u ballafaquar me shumë probleme të cilat pothuajse çdo shqiptar i ka paraysh, si: veriu i Mitrovicës, demarkacioni, liberalizimi i vizave, kriza ekonomike, papunësia, varfëria etj.

Si duket është tendencë e disa mediave apo qarqeve të shpikin dhe shpifin gjëra qe irritojnë masën e që në esencë në rastin konkret, është shpifje e qartë. (Mund ta dëgjoni edhe vetë shkëputjen në ato portale që e kan përhap)
Dikush dëshiron qe të na ‘hudh hi syve’ siç thotë populli duke shpërqëndru vëmendjën e populit kryesisht me akuza dhe shpifje ndaj hoxhallarëve tanë që kontributi i tyre daton si para lufte, në lufte e deri ditët e sotit.

Së fundmi, emri i hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi është lakuar në disa portale urrejt-nxitëse dhe përçarëse se kinse hoxha paska thënë se femrat që shkojnë në deti janë lavire apo prostituta.

Por, të dashur besimtarë, lehtë e verifikoni vetë këtë. Shikone dhe dëgjone me vëmendje videon se çfarë thotë hoxha dhe çfar thonë titujt e këtyre portaleve.

Allahun e kemi dëshmitar për punët, fjalët, veprat dhe nijetin tonë
Allahun e kemi dëshmitar për të mirën që ia duam këtij vendi dhe shqiptarëve kudo që janë.

Krejt në fund, nuk duhet me iu ik organeve përkatëse këto shpifje dhe artikuj urrejt-nxitës dhe me i mbyll sytë.

Allahu ju dashtë dhe ju ruajtë.

Dr. Shefqet Krasniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit