10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Reagon hoxha nga Kosova ndaj myftisë së Serbisë: “Është njeri i shitur…”

Më të lexuarat

Para ca ditësh u bë e madhe deklarata e myftisë së Serbisë se Kosova është djep i Serbisë. Ai përveç që është një njeri i paraëndësishëm në opinionin publik në Serbi, ai bëhet lajm me kësi lloj deklarate nga mediat tona shqiptare, sikur duan të nxjerrin muslimanët si problem.
Por i menjëherëshëm ka qenë hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifaj i njohur për atdhedashurinë dhe njëherë është veteran i UÇK-së duke shkruar në mediat sociale.
Ai ka thënë:

 

“Reagimi im, ndaj këtij pseudo Hoxhe, Mustafa Jusuf Spahiqit dhe içave të tjerë, i cili me qëndrimet e tij anti-shqiptare dhe anti- Islame, janë të njohura, që sa shumë vite, prandaj ky me këto qëndrime, nuk do shumë mend me kuptu që është i shitur.

Sa për të kujtuar disa informacione, kontributi i Bashkësia Islame të Kosovës me gjithë hoxhallarët për shtetësinë dhe Pavarësinë e vendit tonë është aq i madh dhe aq i kapshëm sa që nëse dikush, nuk e dinë ose nuk është i informuar drejt ose nuk donë ta pranojë të vërteten dhe realitetin i cili dihet se ato qarqe të caktuara kanë fobi ndaj Islamit dhe Çallmës së Imamit dhe Hoxhës, i cili është besnik ndaj Vatanit dhe Imanit. Kurse ky pseudo hoxha, i cili i shkon përshtati politikave turbulluese të serbosllavisë, karshi Kosovës, myslimanët e kanë obligim ta lëçitin, kurse institucionet tona ta pengojnë ardhjen e tij në Kosovë, s’bashku me përplot të tjerë të cilët e mohojnë dhe luftojnë shtetësinë e Kosovës tonë.

 

Të njëjtën kohë, dëshiroj t’iu ndërgjegjësoj, edhe me një realitet tjetër, juve të cilët po i vendosni të gjithë hoxhallarët në një thes, nuk e di ju a jeni duke e kuptu pse ky shkrim në këtë kohë?! Shkak i kësaj është përçarja dhe të njëjtën kohë, tentimi më perfid i mundshëm, por edhe i tejdukshëm, për t’i shmang vëmendjet e popullit tonë, nga parregullsitë e shumta të përditshmërisë tonë në përgjithësi dhe të njëjtën kohë, nëpërmjet këtyre intrigave dhe dyfytyrësive po mundohet dikush që në Epopenë e UÇK-ës, në 20 vjetorin e vrasjes së Komandantit tonë legjendar Adem Jashari ta prish. Dikujt ndoshta po i përshtatet, por përveç t’i trumbetohet thënieve të disave të cilët nuk dinë njeriu i vërtet, qysh t’i kupton dhe t’i definon, përveç se tradhtarë, por edhe t’iu kamuflohet popullit tonë se ja e kemi gjetë kush është armiku i shqiptarisë!”.

Më respekt Hoxha Fatmir Latifaj
Shipol,Mitrovicë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit