Reagojnë bizneset e Gjakovës kundër vendimit të komunës për pushim të detyrueshëm

0
59

Aleanca Kosovare e Bizneseve, dega në Gjakovë reagon kundër vendimit të Kuvendit Komunal në Gjakovë, përkatësisht Drejtorisë për Punë Inspektuese për vendimin e marrë të Qeverisë së kaluar të bazuar në nenin 14 të Rregullores nr. 110/04-16337 e datës 06/07/2017, për orarin e punës së veprimtarive afariste dhe OJQ-ve në Komunën e Gjakovës ku thuhet që të gjitha veprimtaritë afariste u ndalohet të punojnë gjatë festave zyrtare.

AKB, vlerëson se për këtë vendim nuk ka pas një analizë të thellë për dëmet që i bëhet sektorit privat.

“Fatkeqësisht ky vendim vazhdon të mbetet në fuqi edhe sot, ku qytetarët duhen të shkojnë në qytetet tjera jashtë Komunës së Gjakovës të furnizohen me gjëra të konsumit të përditshëm e biznesit tona janë të mbyllura”, thuhet në komunikatën e dërguar nga AKB.

Më tej ata ashtuan se “ne si degë e AKB-së e regjionit të Gjakovës kemi 196 biznese, ku vetëm të Gjakovës i kemi 92 biznese anëtare dhe shumë biznese jo anëtare nga të cilat këto dite kemi pranuar shumë ankesa për këtë vendim. Bizneset kërkojnë që me 25 dhjetor 2 janar dhe 9 maj të jenë ditë pune, që bizneset të vendosin vetë”, thuhet nga AKB.

Sipas tyre bizneset gjakovare, kërkojnë që të punojnë me arsyetim, që bashkë atdhetarët të cilët vijnë në vend lindjen e tyre për të festuar festat e fund vitit, të furnizohen nëpër bizneset e Komunës tonë e jo të të shkojnë dikë tjetër.

“AKB dega në Gjakovë, ka analizuar këtë çështje dhe kjo mund të jetë një humbje qindra mijra euro për ekonomin dhe biznesin edhe ashtu të varfër gjakovar”, thuhet në komunikatën e dërguar nga AKB.