12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Reagimi i vonuar i OKB ndaj masakrimit të muslimanëve në Minamar

Më të lexuarat

OKB paralajmëroi se myslimanët në Mianmar po përballen me gjenocid dhe spastrim etnik.

Në deklaratën e lëshuar prej kësaj organizate theksohet se myslimanët po përballen me sjellje raciste në Mianmar dhe në mënyrë despotike ata akuzohen si përgjegjës të përleshjeve në Mianmar. Navi Pillay ka shprehur shqetësimet e saj të radhës për gjendjen e myslimanëve në Mianmar dhe ka kërkuar zhvillimin e hetimeve mbi masakrat ndaj myslimanëve sidomos në perëndim të këtij vendi. Më parë UNCHRA kishte deklaruar shpërnguljen e të paktën 80 mijë personave në drejtim të zonave veriore të Mianmarit. Vlen të theksohet se javën e kaluar z. Ban Ki Moon me anë të një deklarate ka dënuar vrasjen dhe gjenocidin ndaj myslimanëve në Mianmar dhe ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dhunës në këtë vend. Myslimanët e Mianmarit të njohur me emrin Rohingianët, janë përqendruar kryesisht në zonat perëndimore të vendit. I dërguari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Kuintana Tomas Ojea, arriti në pjesën perëndimore të Mianmarit, njoftuan zyrtarët lokalë. Kuintana në Mianmar do të qëndroj një javë dhe do të takohet me zyrtarë qeveritarë, kreun e opozitës Aung San Sui dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare. I dërguari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të vizitojë vendin Arak, që ka qenë skena e përleshjeve etnike që filloi në qershor, ku sipas informatave, janë vrarë dhjetëra persona. Ai gjithashtu do të vizitojë kompleksin e burgut Insein në Yangon. Në perëndim të Mianmarit janë vrarë mijëra muslimanë të pafajshëm nga ana e budistëve ekstremistë dhe shumë të tjerë janë plagosur apo kanë mbetur pa strehë të cilët janë detyruar të arratisen drejt Bangladeshi. Gjatë ditëve të fundit, muslimanët në shumë vende të botës kanë protestuar dhe kanë denoncuar heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj masakrimit të muslimanëve të pafajshëm në Minamar nga budistët ekstremistë dhe nga qeveria e këtij vendi. Masakrat kundër muslimanëve në Mianmar kryhen nga ana e budistëve ekstremistë nën përkrahjen e qeverisë së Minamarit ndërkohë që vendet dhe organizatat që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut mes tyre edhe OKB, kanë heshtur përballë këtyre masakrave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit