7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Reagimi i Salah kur mendoi se gazetarja po përpiqej ta puthte

Më të lexuarat

Anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, kishte menduar gabimisht se një gazetare po përpiqej ta puthte pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.

Egjiptiani e shënoi njërin prej dy golave të Redsave, të cilët iu rikthyen suksesit evropian në Wanda Metropolitano në Madrid, duke e fituar trofeun e gjashtë në histori të klubit.

Pas ndeshjes, natyrisht se ai ishte fokusi kryesor i gazetarëve, të cilët dëshironin të merrnin sa më shumë prononcime nga lotari kyç i Liverpoolit.

Njërën nga intervistat, Salah e ka dhënë për një gazetare femër, e cila në një çast iu afrua, në mënyrë që ta dëgjonte më mirë.

Mirëpo, lojtari mendoi se ajo po përpiqej ta puthte, ashtu që e ngriti dorën duke qenë i gatshëm për ta penguar./tg

https://twitter.com/i/status/1135723372845965312

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit