16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Reagim ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës rreth hoxhës Darvinist Drilon Gashit

Më të lexuarat

Nëqoftëse një hoxhë në ndonjë xhami do të falte namaz me ngritjen e duarve gjatë tekbireve, menjëherë do të dëbohej nga puna me arsyetim se Bashkësia Islame e Kosovës punon sipas programit të shkollës gjoja “Hanefite”.

Mirëpo, kur një hoxhë mushrik siç është Drilon Gashi i thotë Ademit alejhi selam se ka evoluar nga majmuni në Adem, atëherë Bashkësia Islame e Kosovës ia ndërton një xhami në Pejë dhe e fut atë si imam.

Pasha Allahun kjo është e pafalshme.

A thua se evolucioni nga majmuni në njeri është besim i medh’hebit Hanefi?!

Ju e larguat nga puna një hoxhë vetëm pse kurvës i tha kurvë, ndërsa ia siguruat vendin në xhami atij që Ademit alejhi selam i thotë majmun!

Nëse kjo gjë nuk ju pikëllon për Ademin alejhi selam, mos harroni se ky besim i tij është fyerje edhe për ju, edhe për juve është bindja e njejtë se keni evoluar nga majmuni! Hë, ju preku? Po për Ademin alejhi selam ju dhemb ndonjë gjë?! Nuk mërziteni?!

Ne nuk do dëshironim që para popullit të shiheni si Bashkësia Darwiniste e Kosovës.
Dedikuar Drilonit dhe dashamirëve të tij
Driloni në mungesë të diturisë për t’iu kundërpërgjigjur ateistëve rreth evolucionit, përqafoi besimin e tyre.

Ne e kuptojmë Drilonin se mund të ketë ardhur në këtë përfundim edhe duke medituar për vetvetën e tij, por asnjëherë nuk do të lejojmë që më i bukuri i njerëzimit Ademi alejhi selam të quhet pasardhës i majmunëve, e aq më pak Muhammedi salAllahu alejhi ve selem.
Pasi që Driloni bën kufër duke i mohuar hadithet e sakta rreth mënyrës së krijimit të Ademit alejhi selam vetëm pse nuk ia mbështesin bindjen e tij Darwiniste, atëherë t’i qasemi shkurtimisht ajeteve nga surja Hixhr që ia mbyllin çdo derë të devijimit të tij:
28.Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.” 

29.E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”. 

30.Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde”. 
Parashtroj pyetje: Kujt i ranë në sexhde melekët, një majmuni?!
Allahu na tregon për fazën e krijimit të Ademit alejhi selam nga balta deri tek shpirti, e që në momentin që i jep shpirtin, urdhëron melekët t’i biejnë në sexhde, ndërsa mushriku sipas evulucionit beson se Ademi alejhi selam thjeshtë ishte pasardhës i krijesave që kishin shpirt edhe para tij, ndërsa Allahu gjallërinë me shpirt e pohon nga Ademi alejhi selam vetëm pasi që e krijoi atë si Adem.
Allahu në Kur’an përmend ngjarjen e njerëzve të së shtunës ku për t’i nënçmuar ata me dënim, i shndërroi nga njerëz në majmuna, ndërsa me çfarë logjike Allahu do ta nënçmonte njeriun që ta evulojë nga majmuni në njeri?!

Mos vallë Driloni është pasardhës i njerëzve të së shtunës dhe tani bën tentativa që tu del në mbrojtje lozës së vet?!
Nëse Ademi alejhi selam është krijesë që evuloi nga majmuni në njeri, parashtroj pyetjen, a nuk ishte Ademi njeriu i parë i krijuar?! Atëherë pak kohë para Ademit alejhi selam, gjithë ata majmuna që ishin në fazën e evolimit për tu bërë njerëz ku u zhdukën e që mbeti vetëm Ademi alejhi selam?!
Thotë Allahu në Kur’an:

E kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!”.

[El Bekare, 30]
Kë krijoi Allahu si zëvendës në tokë, një majmun?!
Kërkojmë urgjentisht nga Bashkësia Islame e Kosovës që ta përjashtoj nga detyra si imam, hoxhën darvinist Drilon Gashin.

Mospërfillja e kësaj kërkese nënkupton miratimin e besimit të tij Darwinist.
Samvill Abazibra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit