6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Reagim mbi sulmin e vajzës me mbulesë në qendër të Shkupit

Më të lexuarat

Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) denon ashpër rastin e fundit të sulmit verbal dhe fizik ndaj dy vajzave të pafajshme në qendër të qytetit të Shkupit, njëra studente muslimane dhe tjetra e krishter, nga tre maqedonas thuhet ne reagimin e AAG-se transmeton Faktiditor.ch. Ngjarje kjo shqetësuese për faktin se ndodhitë e tilla shkelin seriozisht dinjitetin njerëzor, cenon të drejtën elementare të levizjes së lirë dhe sigurisë si dhe shton krimin e urrejtjes. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore dhe sociale. Mbrojta e lirive dhe të drejtave të njeriut janë shtyllë kryesore në funksionimin normal të shteteve demokratike sepse nga respektimi i të drejtave dhe lirive varet drejtpërdrejt zhvillimi politik, ekonomik dhe juridik i një shteti demokratik.

AAG bën thirrje deri te organet kompetente që që të jenë më vigjilent dhe të përshpejtojnë hetimet për të denuar dhunuesit e kësaj ngjarje.

Një dhunë e përsëritur është Krim!/Faktiditor.ch/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit