10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Razan Alsous, prodhuesja më e suksesshme e djathit

Më të lexuarat

Para pesë vjetëve, Razan Alsous, nga Damasku i shkatërruar, me familjen e saj u shpërngul për në Britani. Pas një qëndrimi të shkurtër në qendrën e azilit “Razan” me diplomën e saj të farmacisë vendosi të kërkoj punë. Ajo menjëherë hasi në pengesa, sepse punësimi eventual kërkonte shkollim të mëtejshëm dhe pranim të diplomës. Nga këto arsye Razan fillon një biznes privat të prodhimit të djathit Halloum në Yorkshir.

Djathi Halloum është popullor në Greqi dhe Turqi, ku sasia më e madhe eksportohet në Britani dhe vendet skandinave. Për disa vite Razan me prodhimin e saj pushton tregun britanik dhe familjes së saj i siguron ekzistencën.

Puna kualitative e saj menjëherë filloi të njihet, çka dëshmojnë edhe disa çmime prestigjioze që i ka fituar. Vitin e kaluar fitoi çmimin e parë në garat botërore të prodhimit të djathit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit