7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rasti ‘Tamara’, Komiteti i Helsinkut me padi ndaj Todorovit dhe drejtuesve të fondit

Më të lexuarat

Komiteti i Helsinkit tregoi sot se dokumentacioni për situatën e Tamarës së vogël mbante shënimin “urgjent”. Dokumentet i dorëzoi nëna e Tamarës, Zhaklina Dimovska. Sipas materialeve të paraqitura, mendimi këshillues i marrë nga institucioni shëndetësor publik “Toaril” dhe Qendra emergjente sugjeronte “kurim urgjent” për vajzën që vdiq tre ditë më parë.

 

“Mendim këshillues është para meje, me datë 28 mars 2014, dhe në të shënohet “rast urgjent”. Tani do të argumentoj çfarë do të thotë shënimi “urgjent” sipas ligjit… do të thotë se autoriteti i shkallës së parë sipas këtij mendimi këshillues, dhe shënimit “urgjent”, në bazë të nenit 1 të Ligjit për sigurim shëndetësor, duhet të marrë vendim brenda një dite”, deklaroi Urania Pirovska, Komiteti i Helsinkut.

 

Nga Komiteti i Helsinkut pyesin pse është pritur më shumë se gjashtë muaj për të zgjidhur rastin e Tamarës. Një ditë më parë, nga Fondit për sigurim shëndetësor thanë se rasti nuk ishte urgjent.

 

“Vendimet i marrin mjekët nëpër komisionet, në bazë të mendimit këshillues, pas ekzaminimit të pacienteve. Nëse vetë mjekët në klinika do kishin theksuar se ky ishte rast urgjent, atëherë çështja do të zgjidhej më shpejt, por nuk garantoj për rezultatet sepse vetë profesori Ufuk Tallul theksoi se nuk është çështje kohe, por cilësie”, tha Maja Parnaxhieva Zmejkova, Drejtoreshë e FSSHM-së.

 

Nga Komiteti i Helsinkut përsëritën se do të ngrenë padi penale për drejtuesit e Fondit, nën dyshimin për veprimtari të pandërgjegjshme. Në rast se familja e Tamarës dëshiron, atëherë do të paditet edhe ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov./Alsat-m

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit