6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rasti “Stenta” përplas kardiologët dhe Prokurorinë

Më të lexuarat

Kardiologët e QKUK-së, të përkrahur edhe nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, do të bojkotojnë punën që nga dita e enjte.
Ata do të punojnë vetëm në rastet emergjente, pasi po konsiderohet si presion mbi punën e tyre zgjerimi i hetimeve në rastin “Stenta”. Por, edhe Prokuroria po e konsideron presion bojkotin e punës së mantelbardhëve.

Pacientët që janë planifikuar për t’iu nënshtruar nga e enjtja procedurave invasive të koronarografisë, si dhe vendosjes së stentave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nuk do të mundë të kryejnë këtë procedurë brenda spitalit.

Kjo pasi, të përkrahur nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, mjekët e Kardiologjisë së QKUK-së nga e enjtja do të bojkotojnë punën.

Kështu, në QKUK do të kryhen vetëm rastet emergjente. Vendimi i tyre vjen pas informacioneve se ndaj tyre janë zgjeruar hetimet dhe në shenjë revolte kardiologët i kanë dhënë afat Prokurorisë që deri më 31 janar të japë sqarime lidhur me këtë situatë të krijuar.

Ndryshe, siç merr vesh “Zëri” shumica e mjekëve të Kardiologjisë janë të gatshëm edhe të braktisin punën, pa më të voglën hamendje. /Zëri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit