11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rasti “Kumanova”, i liruari Besnik Ajdini: Ja tmerri që përjetova (VIDEO)

Më të lexuarat

“Pas 30 muajve i burgosur, kur mora vesh se jam liruar më dukej sikur në ëndërr”, kështu shprehet Besnik Ajdini, njëri nga katër personat e liruar të rastit “Lagjja e Trimave – Kumanova”, në rrëfimin e tij për Portalb.mk, për tmerrin që ka përjetuar gjatë kohës së arrestimit, por edhe maltretimeve që i janë bërë nga ana e forcave policore gjatë periudhës së paraburgimit, njofton Portalb.mk.

“Nuk kam qenë optimist, kam qenë i sigurt se do të dënojnë pasi që në këto raste nuk shihet kush si dënohet”, shton Ajdini.

 

Ai gjithashtu tregon se si e ka arrestuar policia më 9 maj, ku pasi që ka dalë nga shtëpia, ata e kanë kapur dhe e kanë ndarë nga familja.

“Në momentet e para më 9 maj të vitit 2015, unë isha në shtëpi bashkë me familjen, kur në ora 5 e 5 minuta kanë filluar krismat e para. Nuk e dija se çfarë po ndodh, fëmijët filluan të qajnë, kishin trishtim, pasi që shtëpia ime ishte në mes dy zjarreve. Pas orës 9 – 9 e gjysmë filluam të dalim prej shtëpisë pasi që u qetësua situata. Forcat speciale na drejtuan armët , aty më morën mua, më ndanë prej familjes me një anë dhe filluan të më kontrollojnë. M’i kërkuan dokumentet, pastaj më prangosën dhe filluan ta maltretojnë familjen time, gruan nënën, motrën dhe fëmijët. Prej aty na kanë marrë dhe na kanë dërguar te një supermarket, ku na kanë futur te një bodrum dhe aty më kanë rrahur pak, por aty kam marrë në hundë dhe në kokë, ndërkaq prej atje më kanë dërguar në stacionin policor në Kumanovë. Aty m’i kanë marrë gishtërinjtë dhe më kanë marrë në pyetje”, rrëfen Ajdini për Portalb.mk, momentin e arrestimit, duke shtuar se pasi që është arrestuar ai, familjen e tij e kanë lënë të lirë në “mëshirën e fatit”, duke mos e shoqëruar deri në ndonjë zonë ku nuk është e rrezikshme.

Ajdini gjithashtu thotë se nuk ka ditur asnjë gjë derisa e ka marrë njoftimin nga Gjykata se po e akuzojnë për terrorizëm dhe organizatë terroristë.

“Më akuzonin për terrorizëm dhe organizatë terroriste, ndërkaq unë nuk kisha lidhje me këto. Kur më patën marrë në Shkup, gjykatësit hetues më kanë pyetur se a i njeh personat e grupit, ndërkaq ato persona unë për herë të parë i kam parë në fletë. Nuk i njihja asnjërin, vetëm dy fqinjët e mi që ishin aty në listë i njihja”, thotë Adini, i cili ka qëndruar në Burgun e Shtukës në dhomë vetëm.

Ajdini thotë se gardianët e burgut nuk kanë përdorur dhunë, ndërkaq më së shumti kanë pasur problem gjatë transferimit prej burgut në Gjykatë, ku siç thotë ai njësitet speciale i kanë maltretuar.

Në lidhje me çështjen e dëmshpërblimit, Ajdini thotë se do të kërkojë, madje jo vetëm për kohën që ka qëndruar në burg, por edhe për shtëpinë që ia kanë dëmtuar gjatë kohës së luftimeve më 9 dhe 10 maj.

“Unë tani kam ardhur në shtëpi dhe po filloj prej në zero. Patjetër do të kërkoj dëmshpërblim për kohën që kam ndenjur në burg. Gjithashtu do të kërkoj dëmshpërblim edhe për shtëpinë e cila ka qenë e dëmtuar gjatë luftimeve. Familja ime dy vite ka ndenjur në banesë tjetër ku. Shteti premtoi se do t’u ndihmojë të gjithëve që kanë pasur dëmtime, ndërkaq më pas thanë se për ata që janë të akuzuar nuk do të ndihma. Kështu që mbetëm pa na ndihmuar unë Irfani dhe Fadili”, thotë Ajdini.

Nga ana tjetër, nëna e Besnikut, Zarife Ajdini, rrëfen për Portalb.mk, tmerrin e 9 dhe 10 majit, kur së pari herë janë dëgjuar krismat, ndërkaq dhe më pas e kanë arrestuar djalin e saj forcat policore. Ajo rrëfen se si ka ndodhur arrestimi i Ajdenit, duke treguar se pasi janë ndalur krismat, e gjithë familja ka dalë nga shtëpia, ndërkaq në momentin që janë ndalur, policia e ka arrestuar dhe e ka marrë me vete.

“Pas krismave, kemi dalë prej shtëpisë, ne dolëm para, ndërkaq Besniku erdhi pas. Sa erdhi ai e kapën policia ia lidhën duart dhe filluan ta rrahin me shqelma nga këmbët”, thotë Zarifja, duke rrëfyer tmerrin e asaj dite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit