12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Rasti i të miturës në Drenas, një muaj paraburgim për policin

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.V., për shkak të veprave penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit V.V. iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në cilësinë e udhëheqësit në Njësinë e Hetimeve në Stacionin Policor Drenas e ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar të tij.

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda kundër të pandehurit V.V. është përmbushur kriteri i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes, pasi që tani i pandehuri akuzohet për dy vepra penale për të cilën ligjvënësi ka paraparë dënime të ashpra bazuar në rrezikshmërinë shoqërore të këtyre vepre penale, andaj ekziston rreziku që i pandehuri të fshihet apo të ikë përkohësisht nga Kosova me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale apo edhe për të penguar rrjedhën e pa ndërprerë të procedurës penale ndaj tij.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit