5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rapsodi kosovar vret gruan, vajzën dhe veten (Foto)

Më të lexuarat

Rapsodi i njohur kosovar, Sami Veseli ka vrarë bashkëshorten, vajzën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Lajmi për vrasjen e trefishtë, është bërë i ditur në rrjetet sociale, nga një mik i tashmë të ndjerit Sami Veseli.

Në publikimin e shoqëruar me fotografi, kjo vepër e rapsodit të njohur nga Ferizaj, i cili jetonte në Gjermani, arsyetohet me këtë përshkrim në postimin e mikut të tij:

”Jeta në kulturat e huaja dhe sfidat e vështira në mërgim japin mundësi që të degjenerohemi e të humbim fëmijët dhe familjen… na shtyejnë të bëjmë akte të rënda vetëm e vetëm që të ruajmë fytyrën dhe ndërgjegjien shqiptare”.

Përveç detajeve të publikuara nga miku i rapsodit të njohur, ende nuk dihen motivet e këtij akti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit