19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Raporti sekret: 363 zona të mbjella me hashash në Shqipëri

Më të lexuarat

Një raport sekret i agjencive ligjzbatuese ne Shqipëri ka listuar plot 363 zona, në të cilat kultivohet kanabisi.

Dokumenti që disponon “Vizion Plus”, është hartuar edhe me ndihmën e partnerëve nga Gjermania dhe Italia, duke dhënë një panoramë të plotë të trafikut të hashashit që gjeneron miliarda euro fitime.

Shqipëria konsiderohet një prej prodhuesve kryesorë të kanabisit në Evropë duke mundur të kalojë mbi një mijë ton marijuanë në vit. Trafikantët nga Jugu në Veri bashkëpunojnë me drejtues lokalë dhe oficerë të policisë, për të garantuar mbrojtjen e parcelave me drogë kundrejt pagesës prej 10 euro për rrënje, ose duke dhënë si këmbim 30 për qind të prodhimit në fund.

Të dhënat sekrete kanë evidentuar se trafikantët veç bandave të armatosura, po përdorin edhe dronët për kontrollin e hapësirave me kanabis. Për herë të parë kjo teknologji është zbatuar në Krujë dhe sipas të dhënave, po përhapet me shpejtësi edhe në zona të tjera.

Tendenca e kultivimit këtë vit ka kaluar parashikimet. Këto dokumente tregojnë se hashashi ka mbuluar jo vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona të tëra në juglindje, veri, në Fier, Berat e Skrapar, apo edhe në Mat, Krujë e Dibër. Trafikantët gjithashtu janë kujdesur të sigurojnë fara kanabisi që sigurojnë rritje të shpejte dhe me cilësi.

Gjithë sasia e hashashit kalon në perëndim, por këtë radhë, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale.

Së fundmi, tonelatat me drogë ndjekin itinerarin: Shkodër – Mali i Zi – Serbi – Hungari dhe më pas në Gjermani. Në tregjet perëndimore, marokenët janë drejtuesit kryesorë të trafikut dhe ata sipas informacioneve bashkëpunojnë ngushtë me grupet shqiptare. Ato shpërndajnë hashashin në Itali e Greqi, e më pas dhe në Holandë, Francë, Hungari, Çeki, Austri e Gjermani.

Raporti thekson se çdo vit në Evropë harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare. Vetëm një ditë më parë në jug të Italisë, policia arrestoi disa shqiptarë, të cilët kishin transportuar me gomone plot 2 ton hashash.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit