20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Raporti për lumturinë, qytetarët e Kosovës më të lumturit në rajon, Shqipëria renditet shumë më poshtë

Më të lexuarat

Kosova renditet si vendi më i lumtur në rajon, duke zënë vendin e 66-të. Pas saj është Serbia e 78-a, Mali i Zi në vendin e 81-të, Maqedonia e 89-a dhe Bosnja e 93-ta. Kurse, Shqipëria renditet në vendin e 112.

Konstatimi vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ka publikuar Indeksin e lumturisë 2018.

Shqipëria renditet në vendin e 112 nga 156 vende të botës të marra në studim, duke u renditur kështu krah vendeve të tjera të botës së tretë.

Rangimi realizohet duke pasur parasysh kritere si të ardhurat për frymë, siguria shëndetësore, korrupsioni për të cilat shqiptarët janë më të pakënaqurit në Evropë.

Shqipëria renditet pranë vendeve si Laosi, Tunizia, Sierra Leone, Bangladeshi, Iraku etj. shtete problematike.

Vendi më i lumtur në botë rezulton Finlanda, e ndjekur nga Norvegjia në vendin e dytë, e më pas Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Suedia. Shtetet e fundit janë Burundi, Sudani dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Për më shumë kliko këtu:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit