6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Raporti i publikuar në Davos. Shqipëria e paaftë të mbajë të rinjtë e talentuar

Më të lexuarat

Treguesi global i konkurrueshmërisë së talenteve, publikuar në takimin që po zhvillohet në Davos, e rendit Shqipërinë mes tre vendeve të fundit në Europë, bashkë me Moldavinë dhe Maqedoninë.

Sipas këtij treguesi të rëndësishëm për krahun e ri e të kualifikuar të fuqisë punëtore, Shqipëria renditet në vendin e 78-të, nga 119 vende që mat Indeksi Global i Konkurrueshmërisë së talenteve 2018.

Krahasuar me një vit më parë, renditja është përmirësuar me një vend, por ka humbur në vlerësimin me pikë, duke rezultuar me keq.

Ndërsa vendi përballet me sfidën e emigrimit të vazhdueshëm të të rinjve, një këmbanë alarmi është vlerësimi që marrim për kujdesin ndaj talenteve dhe mbrotjes sociale. Raporti vëren se nëntreguesi i mbajtjes apo ruajtjes së talenteve në vend, na rendit në vendin e 109-të, ndërsa për mbrojtjen sociale renditemi në vendin e 114-të.

Raporti thekson shprehimisht, se ‘në këtë mënyrë Europa tregon edhe një herë një heterogjenitet të madh dhe shfaq ndryshime të mëdha midis majës që është Zvicra dhe fundit që është Shqipëria’.

Sipas raportit, 8 vendet nordike bashkë me Singaporin dhe Emiratet e Bashkuar u kushtojnë më tepër rëndësi si ndryshimeve intelektuale ashtu dhe atyre gjinore. Vende të tjera si SHBA dhe Zvicra janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve intelektuale por më pak ndaj atyre gjinore. “Japonia dhe Korea e Jugut janë vendet që u kushtojnë me pak rëndësi ndryshimeve gjinore ndërsa vende si Shqipëria, Filipinet dhe Ruanda janë krejt e kundërta, të hapura ndaj ndryshimeve gjinore, por indiferente ndaj vlerave të bashkëpunimit.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit