13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Raporti i OKB-së: Maqedonia gjysëm milioni banorë më pak në vitin 2099

Më të lexuarat

Shkup, 3 janar – Maqedonia deri në fund të këtij shekulli do të ketë gjysmë milionë banorë më pak se tani. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara për perspektivat e popullsisë në botë, Maqedonia është e renditur në vendin e 29-të, në grupin e 43 vendeve që përballen me problemin e shpopullimit. Raporti thekson se në Maqedoni në vitin 1950 ka pasur 1,2 milionë banorë, ndërsa në vitin 2015 janë regjistruar 2 milion e 78 mijë banorë. Ndërsa numri i njëjtë parashikohet sipas këtij raporti të jetë edhe në vitin 2030. Sipas vlerësimeve të studimit të OKB-së, deri në vitin 2050 numri i popullsisë në vend do të jetë për më pak se 141 mijë banorë ose 6,8 për qind më pak se në vitin 2015. Parashikimet e tilla janë se deri në 2050 do të kemi popullsi prej 1,9 milionë banorë, ndërsa deri në fund të shekullit vetëm 1,4 milionë banorë.

UN – World Population Prospects – Numri i popullsisë në Maqedoni
Viti numri i popullsisë
1950 – 1,2 milionë banorë
2015 – 2,0 milionë banorë
2030 – 2.0 milionë banorë
2050 – 1,9 milionë banorë
2099 – 1,4 milionë banorë

Raporti i OKB-së për perspektivat e popullsisë në botë tregon se në Kontinentin e Evropës, numri i popullsisë do të shënojë rënie. Derisa në vitin 2015 kishte 738 milionë banorë në Evropë, gjatë dekadave të ardhshme do të ketë rënie, ashtu që parashikohet që në vitin 2100 numri të bie në 646 milionë banorë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, me masat qeveritare për nxitjen e natalitetit në Maqedoni ka pasur trende pozitive. Derisa në vitin 2008 kanë lindur 22 945 foshnja, prej të cilave 2677 si fëmijë të tretë, në vitin 2014 ka pasur rritje deri në mbi 23 mijë foshnja apo 3715 si fëmijë të tretë.

Enti i Statistikave në raportin e publikuar për gjysmën e parë të vitit 2015 bën të ditur se komunat me më shume lindje janë: Tetova, Çairi, Kumanova, Saraji, Studeniçani, Struga, Shuto Orizarja, Bogovina, ndërkaq, komunat me natalitet të ulët janë: Manastiri, Karposhi, Prilepi, Velesi, Koçani, Ohri, Kisella Voda, Kërçova, Demir Hisari dhe disa qytete të tjera të Maqedonisë lindore dhe qendrore.

Alarmimi i situatës për natalitetin vjen në një periudhë kur Qeveria pritet të publikojë Strategjinë për shtimin e popullsisë, të cilin vitin e kaluar e ka përgatitur Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” me kërkesë të Qeverisë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit