15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Raporti i OKB: Gratë shqiptare 500 minuta punë shtëpie, burrat…

Më të lexuarat

Vargjet e shkrimtarit të madh Andon Zako Çajupi duket se kanë ende vend në familjet shqiptare.

“Burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që s’u bie se nga gratë rrojnë”!

Këto rreshta janë shkruar 100 vite më parë por tingëllojnë më aktuale se kurrë edhe sot.

Në raportin e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për progresin e grave dhe vajzave në botë për 2019-2020 Shqipëria është vendi i parë në Europë, sa i përket punës së papaguar që bëjnë femrat, pra punëve shtëpiake, ku përfshihen orët, që shpenzojnë çdo ditë në shtëpi, por dhe në raport me meshkujt.

Gratë në Shqipëri shpenzojnë nga 360 deri 500 minuta në ditë për të kryer punë shtëpie dhe për t`u kujdesur për fëmijët, ose punë të papaguar siç e përcakton Organizata e Kombeve te Bashkuara

360 minuta në ditë, ose 6 orë në ditë, harxhojnë gratë shqiptare pa fëmijë, dhe 500 minuta, ose 8 orë në ditë gratë me fëmijë të vegjël. Meshkujt shqiptare shpenzojnë vetëm 45 minuta ne dite. Edhe këtu ka një çudi, më të angazhuar me punë shtëpie rezultojnë burrat beqarë jo ata që janë bërë prindër.

Edhe pse e pranojnë mentalitetin qe ekziston ne shoqëri se është turp te besh pune shtëpie kur je burrë, vete shprehen se nuk futen ne këtë kategori.

“Për punët e shtëpisë? Po gratë i bëjnë zakonisht. Kush do t’i bëjë tjetër? Ai që është burrë i mirë e ndihmon pak…se kur ka punë burri nuk e ndihmon dot gruan””

“Jo nuk ekziston kjo, sidomos këtu në Tirane edhe burrat gatuajnë edhe lajnë enët, nuk është i vërtetë raporti. Duke ndryshuar po e kuptojnë se mund të bëhet si jashtë. Unë vetë gatuaj, e bëj ndonjë makaron, ngrij rrobat nuk është turp…”

“Keq është situata, është çik mentaliteti janë dembela meshkujt shqiptarë. Kanë turp por nuk është turp, si burrat edhe gratë janë të barabartë, unë vetë e ndihmoj gruan edhe kur kam kohe gatuaj”

Pavarësisht emancipimit dhe zhvillimit të shoqërisë shqiptare, gratë dhe vajzat vijojnë ende të shihen si përgjegjëset kryesore sa u përket punëve të shtëpisë.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në punët e shtëpisë

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem merrte pjesë në punët e shtëpisë bashkë me familjen e tij. Nëna e besimtarëve Aishja radijAllahu anha thotë: “Ai, alejhis selam, preokupohej me punët e familjes.” Buhariu

Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i arnonte vetë rrobat e tij, rregullonte këpucët e tij dhe bënte ato punë që bënin burrat në shtëpitë e tyre.” Ahmedi.

Kur u pyet Aishja radijAllahu anha se çfarë bënte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në shtëpi, ajo tha: “Ai i shërbente familjes së tij dhe kur vinte koha e namazit dilte për t’u falur.” Buhariu.

Po sot? Cfarë i thuhet atij personit që vepron kështu? A nuk i thuhet se “e komandon gruaja?” Por jo, ajo ishte drita që zuri vend në zemrën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e cila u bë e qartë në sjelljen e tij, në veprat e tij, në shërbimin ndaj familjes së tij dhe thjeshtësia e tij me të cilën u pajisë edhe me të cilën u ngrit e u lartësua. “Me të vërtetë ti (o Muhamed) je në shkallën më të lartë të moralit.”

Le të thonë mendjelehtët dhe injorantët çtë duan. Nuk ka qenë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që i bënte këto për shkak të kohës së lirë, por sepse ai donte të plotësonte adhurmin ndaj Allahut me të gjitha llojet dhe format e tij. Nëse burrat e sotëm muslimanë do të vepronin kështu, do të arrinin tri gjëra:
Do të ndiqnin shembullin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Do të ndihmonin gratë e tyre.
Do të ndjeheshin më thjeshtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit